Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Mavijosjet në trup, shenjë alarmi apo…?

9 Nëntor, 15:40 | Përditesimi: 9 Nëntor, 15:40

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mini kuleçë me qumësht dhe djathë / Çorbë me oriz dhe kos / Sallatë me spinaq.

Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? Si do të ndikojnë lëvizjet planetare në jetën tonë dhe a do të jetë kjo një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga lëvizjet planetare dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, na zbulon se çfarë parashikojnë yjet për ditët në vijim, duke sjellë një panoramë të ndikimeve planetare për secilën shenjë të zodiakut, nga marrëdhëniet personale te mundësitë e reja në karrierë dhe financa.  

A ju ndodh të vini re mavijosje në trup, edhe pse nuk jeni përplasur apo dëmtuar? Njolla të nxira që shfaqen papritur, pa një shkak të dukshëm, mund të jenë më shumë sesa një shqetësim estetik. A po na sinjalizon trupi mungesën e vitaminave, një problem me qarkullimin e gjakut apo diçka që kërkon vëmendje më të specializuar? Pse shfaqen mavijosjet e shpeshta dhe cilat janë shkaqet që fshihen pas tyre? Kur duhet të shqetësohemi dhe çfarë roli mund të kenë bimët medicinale në kujdesin ndaj trupit? Për të marrë më shumë informacion mbi këtë problematikë, në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve medicinale, Ylli Merja, diskutojmë për shkaqet e mundshme të mavijosjeve, mënyrat natyrale të kujdesit dhe përdorimin e bimëve mjekësore.

MC/Shqiptarja.com