Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shëndetlie tradicionale / Patëllxhanë me kos dhe hudhra / Tava e Iftarit me pure patate, mish pule, speca dhe beshamel.
Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit, pavarësisht sfidave aktuale. “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit, është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. “Mjeshtëro Biznesin” është një program që të fuqizon të kesh një kontroll më të mirë mbi biznesin tënd, të rrisësh ndjeshëm fitimet, të rritësh biznesin në mënyrë të qëndrueshme dhe të bëhesh Zot i kohës dhe jetës tënde. Gjithçka do të ndodhë me ndihmën e disa ekspertëve nga më të mirët në biznes, inovacion, shitje, marketing, financë, transformim dixhital dhe lidership, në vetëm katër ditë, 12-14 Prill. Për të folur për eventin në fjalë në studion e “Rreze Dielli” do të jenë dy sipërmarrësit Eglent Bici dhe Eduart Ibrahimi.
Dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Myslimanët në të gjithë botën festojnë nesër Fitër Bajramin, festën më të rëndësishme për këtë komunitet. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë. Festa e Bajramit ka një karakter shumë dimensional, e njëri nga ta është karakteri hyjnor i saj, që do të thotë se kjo festë fillon me faljen e namazit. Gjithashtu kjo festë ka edhe domethënie shoqërore. Në këtë ditë, kërkohet që besimtarët të shkëmbejnë ndërmjet vete urata, të kenë vizita të ndërsjella, sidomos më farefisin, të afërmit dhe fqinjët e tyre. Në pritje të kësaj feste të madhe të Bajramit flasim në studion e “Rreze Dielli” me Malvina Tavçiu, pedagoge, besimtare myslimane në lidhje me ritualet e besimtarëve myslimanë në këtë ditë…
Në rubrikën “Bëje vetë” me Albana Barçi ndajmë disa këshilla dhe truke, tregojmë ‘sekretin’ si të varim palltot e gjata që mos të na zënë shumë vend në garderobë. Gjithashtu realizojmë një maskë dhe një skrab me zero kosto, tepër praktik me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi për një fytyrë plot shkëlqim, të hidratuar dhe pa pore.