Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Brinjë derri të skuqura në tigan në verë të bardhë / Tavë me perime verore të mbushura / Embëlsirë me qershi.
Në studio me Gejsi Tafa, profesor dhe dizenjues i makinave dhe librave, flasim për botën e dizajnit dhe rëndësinë e tij në ditët e sotme... Gejsi Tafa, ka mbaruar studimet për dizajn transporti pranë Istituto Europeo del Design në Torino, Itali. Sot ndjek studimet Master në Paris pranë Strate Ecole de Design. Dy ndër hobit e tij janë letërsia dhe dizajni grafik. Përveç punëve në fushën e dizajnit të makinave, gjithnjë ka qenë i tërhequr dhe drejt dizajnit të librave.
Paratë janë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sonë. Por a janë ato që na çojnë drejt lumturisë? Të ndihesh i lumtur është një emocion, është diçka që e ndjen, jo diçka që e blen. Kjo është arsyeja se pse lumturia është shumë e shtrenjtë. Por, a mund ta blejë paraja vërtet lumturinë? Po dashurinë…? Fjalët e vjetra të popullit thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por duket se kërkimet e reja po e sfidojnë këtë ide. Paratë ndikojnë në lumturinë tonë sigurisht nëse di si t'i përdorësh… Shawn Achor, autori i librit “The Happiness Advantage” thotë se “Paraja mund ta blejë lumturinë, por vetëm nëse përdoret për të bërë gjëra jo thjesht për të blerë gjëra”. Po çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj, psikologia Bona Mickley dhe pedagogu Dorian Meta.