Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk / Byrek me maja në kavanoz / Presh me vezë dhe limon.
Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken psikiatre Irena Thoma, flasim për shëndetin mendor, problemet më të mëdha të shqiptarëve dhe grupmoshat më të prekura. Dëmtimi nga paragjykimet dhe nevoja për të marrë trajtimin e duhur. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor në vendin tonë? Ku jemi si vend krahasuar me botën? A duhen shtuar mjekët psikiatër në vendin tonë? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Pse ky fenomen po prek të rinjtë më tepër dhe pensionistët? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Çfarë mund të themi për këtë kategori të prekur? Si mund ta kuptojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, që nga sjellja e me rradhë? Përveç trajtimit, disa metoda apo këshilla për personat që po kalojnë këtë problem.
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Tetova e Maqedonisë, me vokalistin e grupit të njohur "Elita 5" Arif Ziberi, i cili na njeh me historinë e elitarëve të pëlqyer kudo e kurdo, këngën më të re të grupit që pritet të lançohet këto ditë si edhe copëza të përditshmërisë dhe jetës së tij. Arifi tregon sekretin e 40 viteve bashkë të grupit legjendar të rrokut “Elita 5” që vijojnë edhe sot të pandarë me të njëjtin pasion dhe entuziazëm. Gjithashtu flasim për historinë e tij të dashurisë mbi tre dekada me bashkëshorten, si ia ngjiti emrin vajzës Elita, e cila duket se ka trashëguar dhe talentin e të atit në muzikë, por jo vetëm…