Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë sfoliat me perime / Supë me kërpudha.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 9-15 tetor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë disi e vështirë, me dilema, por dhe me surpriza, pasi kemi ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë dhe gjithashtu kemi eklipsin diellor në Peshore në datën 14 tetor. Ndikimi i Afërditës do të ndikojë shumë në çështjet ekonomike financiare dhe në problematika të ndryshme që kanë të gjitha shenjat e zodiakut, është si një rregullator në një farë mënyre. Ndërsa, eklipsi i Diellit në Peshore do të pastrojë dhe rregullojë gjithçka duhet, duke nisur një cikël të ri. Sa i takon shenjave më të favorizuara të kësaj jave, ato janë: Dashi, Virgjëresha dhe Peshqit.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin mendor. Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë! “Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja. Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3. Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve. “Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin, pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes” thekson Merja.