Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 13 Mars 2023 – Dy receta tradite /Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Ylli Merja:zhdukni kallot dhe thembrat e çara

13 Mars 2023, 16:14

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije për ditën e verës në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç i ëmbël me fruta të thata dhe Byrek me 12 jeshillëqe.

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Mars. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara një stuhie. Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë. Shenjat më të favorizuara për nisma të reja përgjatë kësaj jave janë Gaforrja, Shigjetari dhe Bricjapi, ndërsa më shumë vëmendje duhet të tregojë Ujori. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për javën 13-19 Mars 2023.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në problematikën më të shpeshtë të këmbëve: plasaritjet dhe çarjet e thembrave si dhe krijimi i kallove. Këto të fundit janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme. Ato krijohen si pasojë e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon që në rradhë të parë duhet të qëndrojmë të hidratuar, pasi ky është hapi i parë drejt një lëkure të shëndetshme e kjo vlen edhe për heqjen e kallove dhe plasaritjen e thembrave. Po a mund të parandalohet dhe eleminohet plasaritja, çarja e themrave dhe kallot sipas specialistit Ylli Merja? Sigurisht që po, përbërësit për këto trajtime si gjithnjë i gjeni në kuzhinën tuaj ndaj mund të nisni në çdo moment me aplikimin e këtyre kurave natyrale.