Një vizitë në Elbasan, në familjen Plangarica. Neri dhe Burbuqe Plangarica kanë 50 vite të martuar, ata ndajnë me ne sot të gjitha ritualet e familjes së tyre për festimin e Ditës së Verës. Me të zonjën e shtëpisë, Burbuqe Plangarica gatuam Ballokumet e Elbasanit sipas traditës së vjetër në enën 200 vjeçare si dhe një gatim tipik festiv Qull me arra dhe pulë.
“Dita e verës” është festë pagane që daton shekuj më parë, në kohën kur stërgjyshërit tanë kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e lashtë, duke i thurur lavde perëndive të luleve dhe natyrës. Në këtë gëzim, ata ndjenin si detyrë për t’u falur perëndive që u sillnin mirësi dhe begati për mbarë popullatën…dhe kështu lindi festa e mirënjohur dhe sot, për të vazhduar traditën ndër shekuj. Sipas ritit, besnikët e paganizmit pasi vendosin veroren në dorë për pak kohë, kur e heqin e varin atë në degët e thanave, dëllinjave, dafinave dhe shelgjeve. Më pas degët e këtyre pemëve do të këputen e do të vendosen në portat e shtëpive, për të uruar një vit të begatë… Në studio me Afërdita Onuzi, një nga etnologet më të vjetra shqiptare flasim rreth të panjohurave për ditën e verës, në një vështrim mitologjik për zakonet dhe ritualet e kësaj dite.
Ish- Miss Shqipëria, Egla Harxhi në një lidhje skype nga Parisi na tregon më shumë për jetën e saj private si dhe projektet më të fundit. Egla mund të quhet padyshim vajza që mishëron të bukurën, femëroren dhe inteligjenten në një person të vetëm. Bukuroshja është diplomuar për arkitekturë dhe aktualisht ndodhet në Paris për të ndjekur këtë pasion të sajin. Në fushën mediatike ajo shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes me natyrën e saj rebele dhe kontroverse…