Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe Fasule me makarona në tavë dheu.
Byreku me djathë në 50 ushqimet më të shijshme në botë, Bullgaria merr pronësinë: Eshtë i yni! Çfarë mendojnë specialistët e kuzhinës shqiptare për këtë fakt? Byreku me djathë renditet ndër ushqimet më të shijshme, ndërsa Bullgaria ka marrë së fundmi pronësinë, duke e regjistruar si produkt bullgar. Edhe pse përdoret pothuajse në të gjithë vendet e Ballkanit, që nga Turqia e deri në Kroaci, Bullgaria ka arritur të marrë patentën. Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë.
Ilir Shaqiri, balerini dhe koreografi i njohur flet për projektin ambicioz “Tirana Art Festival”, jetën e tij artistike dhe familjare. Komenti për BBV, si e sheh ai spektaklin e këtij viti dhe cili mendon se do të rrëmbejë fitoren… Iliri Shaqiri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Një videomesazh nga dy “vajzat” e jetës së tij, bashkëshortja dhe Emili e emocionoi pa masë. Një tjetër moment emocionoues ishte dhe mesazhi që ish-prima balerina Mukades Erebera, i dërgoi të birit… Pjesëmarrja në edicionin e kaluar në Big Brother Vip Albania e riktheu dhe njëherë në qendër të vëmendjes Ilir Shaqirin. Si fitues ai komentoi dhe personazhet e këtij viti, çfarë mendon Iliri për trion Luiz-Olta- Qetësor dhe cili mund të jetë fituesi sipas tij?
Në studio me Ylli Gramatiku, nutricionisti i çuditshëm i cili ka habitur me deklaratat e tij duke thënë se nuk pi aspak ujë dhe ushqehet vetëm me fruta e perime. Po ku bazohet ai për këtë mënyrë të çuditshme të të jetuarit?