Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Taliatele me peshk ton dhe krem djathi / Byreku i Skraparit me koçkulla dhe petë të pjekura. E ftuar në këndin e kuzhinës shkodrania Ambra Hysa, e cila solli recetën e vjetër të gurabijeve, Haxhimakullet e Shkodrës.
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? A jemi të sigurtë nga produktet e detit që konsumojmë? Studimi për ndotjen e ujërave ngre alarmin për peshq të kontaminuar nga qeset dhe plastika përtej normave të BE. A është i sigurtë peshku që konsumojmë, cili lloj është më i shëndetshmi dhe më i sigurti? Cilët lumenj janë më të ndotur në Shqipëri dhe në cilën pjesë të lumenjve duhet peshkuar? A është më i sigurtë peshku i rezervatit? Çfarë dëmesh na sjell në organizëm një peshk i rritur në ujërat e ndotura nga plastika? Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” ekspertë të fushës për të diskutuar këtë tematikë: Lulzim Baumann – inxhinier mjedisi, Artan Trebicka – Profesor i Bio Kimisë dhe Tea Brame – nutricioniste.
Të rishkruash jetën tënde për ta transformuar atë…
Me ekspertët e jogës dhe meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët treguan përmes kaligrafisë TAO si mund të shkruajmë e rishkruajmë jetën tonë duke transformuar çdo aspekt të jetës nga financat tek marrëdhëniet. Këto shkrime janë shumë të vjetra dhe ekspertët treguan sesi ato mund të përdoren që nga fëmijët deri tek kompanitë e mëdha për të transformuar jetën dhe konceptin ndaj saj