I ftuar në këndin e gatimit ishte Shef Miklovan Zeqo, i cili përgatiti dy receta të shpejta dhe me shumë shije: Peshk levrek me qumësht kokosi dhe Tris peshku me tre lloje salcash.
Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë pritet që të ketë shumë zhvillime, është një javë e zjarrtë me ndikime të forta planetare, me mundësi të mëdha në fushën e punës dhe karrierës, por dhe të ndryshimeve të mëdha që do të kemi gjatë muajit Prill. Punë të lëna përgjysmë mbyllen, çështje ligjore zgjidhen, ata që nuk kanë një punë stabël pritet të nisin diçka të re, është momenti dhe koha e duhur pasi kjo javë është me të vërtetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tuaj me një ndikim tepër pozitiv. Më datën 3 prill Mërkuri hyri në shenjën e Demit duke sjellë një ndikim shumë të madh në këtë shenjë. Më datën 6 prill kemi Hënën e plotë në Peshore, një ndikim ideal në fushën e punës, karrierës dhe biznesit. Në datën 8 prill Mërkuri në gjashtëkëndësh me Marsin na jep mundësi në çështjet e punës dhe në takime pozitive.
Një çelës gjigand në mes të Napolit, njihuni me shqiptarin që “pushtoi” qendrën 700 vjeçare. Alfred Mirashi, shqiptari nga Miloti ka vendosur në qendër të Napolit skulpturën e tij monumentale, e cila është bërë këto ditë simboli i qendrës së Napolit. Është pagëzuar si “Çelësi i të sotmes” dhe merr bekimin për të qenë një altar ku lutjet tona për një botë që meritojmë, të mund të dëgjohen, ëndrra jonë e madhe e dimensioneve eterne të lirisë, të bëhet realitet.
Empatia sociale, termi më i përdorur në ditët e sotme. Sa e rëndësishme është të jesh empatik dhe cilat janë karakteristikat e një personi me tipare empatike? Psikologët dhe studiuesit e zhvillimit shprehen se të gjithë kanë lindur me aftësinë për të ndier empati. Po sa empatikë janë njerëzit në ditët e sotme dhe sa e rëndësishme është kjo për një shoqëri sa më të mirë? Flasim në studion e Rreze Dielli me psikologen Rudina Koromani dhe shkrimtarin Skënder Sherifi.
Mozart, Verdi dhe Puccini vijnë në Shqipëri nëpërmjet dy vajzave të talentuara, Anastasia Skënderaj si Soprano dhe Pantesilena Jaho, pianiste. Dy artistet e reja po shkëlqejnë në skenat e Europës. Përgjatë intervistës njëra nga vajzat u emocionua dhe nga video mesazhi surprizë i sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho, e cila uroi mbesën e saj: Shkëlqe, të pres në turin botëror!