Emocionuese/ Humbi babanë kur ishte 9 vjeçe, Santana Çomorra zbulon letrën e tij: Ja çfarë i kërkon

22 Prill 2020, 11:29

Mes pluhurit të harresës, flinte një letër e veçantë për të cilën nuk kishte dijeni. Babanë e humbi që në moshën 9 vjeçare, dhe ndoshta një letër prej tij, do të ishte gjëja e fundit që priste. Por si për të treguar se kujtimet nuk vdesin kurrë, Santana Çomorra ka zbuluar vetëm para disa ditësh të lënë nga babai I saj para se të vdiste asaj dhe motrave të saj, me një mesazh për ti qëndruar pranë njëra tjetrës në çdo kohë. Për të kjo letër ka një rëndësi të veçantë, shumë shpirtërore, që e emocionon sa herë e përmend.