Mozart, Verdi dhe Puccini vijnë në Shqipëri nëpërmjet dy vajzave të talentuara, Anastasia Skënderaj si Soprano dhe Pantesilena Jaho, pianiste. Kush janë dy artistet që po shkëlqejnë në skenat e Europës?
Pianistja Pantesilena Jaho ka përfunduar studimet e larta dhe masterin në Piano Performance, në Konservatorin Cherubini të Firenze, dhe në Real Conservatorio Superior de Musica, Madrid. Edhe pse e re në moshë ka interpretuar në recitale solo të muzikës së dhomës dhe dùo piano-zë, në evente të rëndësishme në: Shqipëri, Itali, Gjermani, Maqedoni, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, etj. Aktualisht vazhdon aktivitetin e saj profesional në Europë duke u bërë pjesë e Festivalit të Operas Wexford 2023, Irlandë.
Anastasia Skënderaj fillimisht skenën e prek në moshë shumë të re me korin e fëmijëve në Teatrin e Operas dhe Baletit nga ku lind dhe pasioni për kanton. Zhvendoset më pas në Itali ku diplomohet në Canto lirico në konservatorin Girolamo Frescobaldi. Ka interpretuar në disa opera të famshme në skenën italiane. Aktualisht vazhdon aktivitetin e saj artistik në Romë, Itali.