'Esencë' me Eljan Taninin, nostalgji, rrëfime, surpriza nga djali i dashuruar pas...

26 Shtator 2023, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2023-09-26 12:36:08

'ESENCË’, nis sot sezonin e dytë në Report Tv me Eljan Tanini. Një format ndryshe që do të sjellë histori, nostalgji, personazhe e ngjarje që nuk janë folur në publik

Djali që dashuron natyrën, pemët dhe ngjyrën e verdhë! Artist, poet, aktivist, gazetar, eseist… për Eljan Taninin ka shumë për të thënë...

I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Tanini ndan pasionet e tij si dhe flet për “Esencë” programi i cili rivjen në sezonin e tij të dytë në ekranin e Report Tv nën moderimin e tij. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! A do të jenë ngjarjet e kaluara nostalgjike si pikturat e Taninit plot jetë e ngjyra? Si do të vijë e shkuara në ‘Esencë’-n e Eljan Taninit, i cili nuk lë pa përmendur dhe disa surpriza që teleshikuesit do të mund të ndjekin çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.