Europiani shton pijedashësit! Pensionisti një jetë kuqezi: Pi me shokët të heq emocionet

17 Qershor, 15:10

Kombëtarja jonë në Euro 2024 ka shtuar emocionet e tifozëve, të cilëve në sfidën e parë iu kthye në dhimbje për shkak të humbjes me Italinë. Report tv sjell rrëfimin e një prej tifozëve të zjarrtë, Zija Hoxha që bashkë me shokët shohin ndeshjet duke konsumuar pije. Sipas të dhënave nga Doganat, Kampionati europian i futbollit ka rritur ndjeshëm importin e birrave, kafes dhe cigareve në vend, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.