Falja e gjobave, Dhimitraq Ziu: Kemi nisur kthimin e lekëve dhe patentat

24 Prill 2020, 12:44

Dhimitraq Ziu shpjegoi në një lidhje në emisionin "Rreze Dielli" se kanë nisur procedurat pas faljes së gjobave me kthimin e lekëve për ata qytetarë që e kanë paguar masën administrative, por edhe lejet e drejtimit dhe dokumentacionin. "Përtej asaj që është historike falja e masave administrative, ne po vijojmë me procedurat dhe sot po procedojmë me faljen, kthimin e dokumentacionit, që policia ka administruar si provë, si lejet e drejtimit, kemi filluar me kthimin e vlerës e gjobës, lekët." shprehet Ziu.