Familja institucioni më i sigurt në planet', sociologu Gëzim Tushe: Jemi në ditët më intensive të betejës me koronavirus!

26 Mars 2020, 10:20

Duke besuar dhe duke dëgjuar në mënyrë të veçantë ekspertët do t'ja dalim të mposhtim virusin Covid 19, i cili ka pasoja të paparashikuara’.

Ky është mesazhi i sociologut Gëzim Tushe i cili thotë se jemi në ditët më intensive të betejës ndaj koronavirusit.

Jemi në ditët më intensive të betejës sonë kombëtare por edhe më gjerë me Covid-19, me një virus dinak, të tmerrshëm, me pasoja të paparashikuara. E rëndësishme është që jemi bashkë, të përgatitur për tu ndeshur me këtë të keqe" është një pjesë e video mesazhit të tij.

Duke besuar se me disiplinë do të dalim nga kjo situatë pa pasoja të rënda, sociologu thotë se mbyllja në shtëpi nuk është shkelje e të drejtave të njeriut, por një izolim i shëndetshëm dhe kusht i nevojshëm.

Për të familja është Institucioni më i sigurt në planet dhe i shikon pozitive ditët e karantinimit, pasi sipas tij po forcon akoma dhe më tepër mardhëniet familjare.