Fasule me lëng kockash dhe sallam hungarez nga zonja Albana

30 Janar 2023, 11:14

 

1 gotë fasule
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 litër lëng kockash
1 pako sallam hungarez crudo FIX
Spec djegës
Kripë, piper, rigon

Për lëngun e kockave:
2 kg kocka
2 qepë
2 speca me ngjyrë
2 karrota
1 degë selino
2 litra ujë

Pasi i kemi lenë fasulet gjithë natën në ujë, i shpëlajmë dhe i vendosim në ujë të ftohtë të ziejnë së bashku me kockat. I lemë kockat të ziejnë 30 minuta, më pas i largojmë nga fasulet dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë qepë, karrotë, selino dhe spec. Tavën e vendosim në furrë të nxehtë për 4 orë. 
Në një tigan shtojmë qepën e grirë, hudhrat dhe lëngun e kockave. Shtojmë fasulet, pak spec djegës dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.