Kujtimet e një ambasadori, Fatos Tarifa në një rrëfim ndryshe për jetën dhe vështirësitë e një diplomati në SHBA si dhe pasionet përtej kostumit diplomatik.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Profesor Fatos Tarifa, ish-Ambasador në Washington, sociolog, personalitet i njohur në fusha të ndryshme, një intelektual i angazhuar i cili e shpreh mendimin hapur për çdo çështje, kritik në arsim, politikë e kulturë. Vetëm pak ditë më parë Fatos Tarifa ka publikur librin e tij të jetës, “Afrimi i Madh”, një rrugëtim i gjithë karrierës së tij diplomatike. Gjatë bisedës Tarifa rrëfeu dhe vështirësitë e një diplomati në SHBA, por edhe ftesat, aktivitetet e ndryshme kulturore, pritjet në Ambasadë , si organizoheshin ato dhe si ishte dita e një Ambasadori përtej kostumit diplomatik, mbresa dhe kujtime…
Në fund të bisedës një surprizë shumë e bukur erdhi nëpërmjet një videomesazhi nga larg nga i biri, Joni Tarifa.