Fëmijë hiperaktiv? Mjekja prindërve: Ja simptoma që duhet t'ju shqetësojë...

7 Mars 2023, 12:14

Në rubrikën “Për fëmijët” në emisionin “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga shqetësimet më të fundit të “kohëve moderne” hiperaktivitetin e fëmijëve. Të gjithë mund të njohim fëmijë që nuk mund të rrinë ulur, të cilët kurrë nuk duket se na dëgjojnë, nuk ndjekin udhëzime, ose që bëjnë komente të papërshtatshme në kohë të papërshtatshme. Ndonjëherë këta fëmijë etiketohen si shqetësues dhe kritikohen se janë dembel dhe të padisiplinuar. Kjo sindromë përfaqëson një nga çrregullimet psikiatrike më të shpeshta tek fëmijët dhe adoleshentët, që prek 6 herë më tepër meshkujt krahasuar me femrat.
 

Prindërit mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se disa sjellje të fëmijëve të tyre shkojnë përtej të së zakonshmes. Dallimi shpesh midis hiperaktivitetit dhe “sjelljes normale të fëmijëve” është e vështirë. Nëse një fëmijë ka vetëm simptoma të impulsivitetit ose mungesës së vëmendjes, të cilat shfaqen në disa situata të caktuara, nuk do të thotë që vuan nga hiperaktiviteti. Por, nëse fëmija tregon një numër të shenjave dhe simptomave të hiperaktivitetit që janë të pranishme në të gjitha situatat – në shtëpi, në shkollë dhe në lojë – është koha për ta ndihmuar.

Po cilat janë sipas mjekes neuropediatre Migena Kika, disa nga simptomat e fëmijëve hiperaktiv dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe drejtohen tek një mjek specialist.