Fëmijët 'pushtojnë' studion e Rreze Dielli me kërcime e recitime në ditën e tyre

1 Qershor 2023, 12:03

Gëzuar 1 qershorin me kërcime dhe recitime nga fëmijët!

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre. Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive. Origjina e kësaj feste daton që nga 1 qershori i vitit 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të mbajtur Konferencën e Parë Botërore për mirëqenien e fëmijëve.