Fërgesë me presh sipas traditës Kosovare nga Arsim Kqiku, shef kuzhine
Fërgesë me presh
Përbërësit:
- 2 presh
- 2 speca
- 1 domate
- 1 qepë e thatë
- 1 qepë e njomë
- 200 gr gjizë
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë me pak yndyrë. Më pas shtojmë preshin dhe specat. I kaurdisim pak që të ruajmë ngjyrën dhe vlerat. Në fund shtojmë domatet dhe gjizën e freskët. Rregullojmë shijen me kripë e piper.