Fërgesë me presh të njomë me djathë nga zonja Albana

24 Shkurt, 10:54 | Përditesimi: 24 Shkurt, 10:54

Fërgesë me presh të njomë

Përbërësit:

  • Presh të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë kopër
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • 350 ml ujë ose qumësht
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak djathë i bardhë ose djathë i butë i grirë

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim preshin në rrathë të hollë (përdorim pjesën e bardhë dhe pak nga e gjelbra e butë). Në një tigan të gjerë shtojmë vajin e ullirit dhe kaurdisim preshin në zjarr mesatar derisa të zbutet (rreth 5–7 minuta). Shtojmë majdanozin dhe koprën e grirë imët. Në një tas tresim miellin e misrit me pak ujë ose qumësht që të mos bëhen kokrriza, pastaj e hedhim në tigan. Shtojmë pjesën tjetër të lëngut, kripë dhe piper. E lëmë të gatuhet duke e përzier derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar sipër dhe e lëmë 2–3 minuta të shkrijë. Sipas dëshirës mund ta vendosim 5 minuta në furrë për kore të lehtë.

MC/Shqiptarja.com