Akrobate Fitnete Duro tregon vështirësitë e profesionit: ‘Të shumtët e numrave i realizoja pa siguresë…’

29 Maj 2020, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2020-05-29 13:10:55

Fitnete Duro e nisi rrugën e akrobates që në moshën 8-vjeçare, për t’i përkushtuar deri tani më shumë se  45 vite të jetës së saj. Në një intervistë në  ‘’Rreze Dielli’’ ajo tregoi për vitet e saj në cirk, si e filloi rrugëtimin e saj dhe vështirësitë që ka hasur gjatë  karrierës si artiste në cirk.

‘’ Këtu qëndroj vetëm me qafë, tek ky numri. Dikur qëndroja me dhëmbë, dhe rrotulloja gjthë trupin. Të shumtët e numrave që performoja I kisha pa siguresë se do rrotullohesha dhe me pengonte ajo, po t’u hapte goja do bija por punoja shumë’’ rrëfen Fitnete Duro për performancat e jashtëzakonshme që ka krijuar ndër vite.

Po ashtu ajo tregon edhe për fillimet dhe përzgjedhjen që bënin në shkolla:

‘’ Na përzgjidhnin në shkolla, erdhën tek shkolla dy tre veta dhe më përzgjodhën mua dhe disa vajza të tjera, u regjistruam tek pallati pionerit. Mami nuk donte se kishte paragjykime atëhere, kurse babin e kam pasur gjithmonë mbështetje, përditë isha me një këmbëngulje që po të thoja do ta bëj këtë ushtrimin do I shkoja deri ne fund dhe sot ashtu jam’’ thotë Fitnete Duro.

Ndër të tjera ajo na rrëfeu edhe disiplinën si artiste por edhe sakrificën që duhej të bënte cdo ditë:

‘’ Domethënë 8 me 1 stërvitja dhe mbasdite 7 me 9 sepse shkonim dy herë kur ishim të rinj në studio dhe na stërviste vitore sallaku dhe Avni Luka, dy pedagogë ishin të përkryer, të kishe idhull professional jo ta kishe inat shokun’’ rrëfen Fitnetja për fillimet e saj si akrobate.