"Flas me ëngjëjt dhe shpirtrat, më udhëzojnë çfarë të bëjë", habit artistja në 'Rreze Dielli'

14 Shkurt 2023, 14:05

Në studio me Olta Canka, instruktore tango. Në ditën e dashurisë Olta do të rrëfejë pasionin e saj për tangon si dhe do të tregojë disa lëvizje të thjeshta bazike që çdo çift mund t’i përformojë lehtësisht. Historia e Oltës është e pabesueshme, ajo ka ndërmarr një udhëtim deri në Argjentinë për të mësuar tangon ‘ e vërtetë’. Dhe që prej asaj kohe e ka ushtruar dhe ka ndihmuar edhe të tjerët të mësojnë hapat e duhur të saj. Tango është kthyer në kërcimin e preferuar të shqiptarëve sipas rrëfimit të Oltës. Ajo u shpreh në “Rreze Dielli” se ky kërcim është përqafuar nga të gjitha moshat, dhe se çiftet vijnë së bashku për të mësuar këtë kërcim. Ndërsa theksoi se janë të rinjtë single që e preferojnë akoma më shumë për të mësuar tangon. Olta ka ndërmarr edhe ‘Maratonën e Tangos’ e cila po organizohet çdo vit në Shqipëri, ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota si Gjermania, Italia, Egjipti etj. Në këto ditë kërcehet 12 orë në ditë tango. Ajo shpjegoi disa nga hapat kryesorë të saj ndërsa tha se tango është një ecje në përqafim. Ndër të tjera ajo ndau me “Rreze Dielli” edhe një pjesë tjetër të vetes. Olta Canka rrëfeu se prej vitesh ka vegime, ku sipas saj ëngjëjt I flasin dhe i tregojnë se çfarë duhet të bëj. Ajo tha se ka aftësinë për të treguar jetën e të tjerëve por më pas nuk mban mend asgjë. Po ashtu edhe në pikturat e saj, thotë se pasqyron atë që ëngjëjt ia transmetojnë.