Flutura Açka akuza: Në Elbasan PS grabiti mbi 45 mijë vota! PD ra në ‘grackën’ e Kodit Zgjedhor, në terren pati ‘betejë’ mes vetes

24 Korrik 2021, 07:21

Poetja Flutura Açka do të jetë për herë të parë në Kuvend në shtator, ndërsa u zgjodh deputet e PD në Elbasan. E ftuar në ‘Pa Protokoll’ ajo nuk kurseu akuzat ndaj PS-së, ku tha se në Elbasan u ‘grabitën të paktën 45 mijë vota. Sipas Açkës, PS bleu vota në lagjet periferike të Elbasanit në një fushatë disa mujore.