Fqinjët më shihnin sikur çka ndodhur, kosovari: E kanë bërë gogol koronavirusin

4 Maj 2020, 10:46

Artan Hakaj ka vendosur të tregojë në “Rreze Dielli” historinë e tij të infektimit me koronavirus. Nga shenjat e para, për të cilat thotë se ishin ndryshe tnga shumica e njerëzve, te brerja e ndërgjegjes se ishe shkaku që edhe vajza e tij 8 muajshme u kofirmua pozitive me koronavirus, ai thotë se I duhej të përballej edhe me një tjetër ‘vështirësi’, sjelljen e njerëzve kur mësonin që ai Ishte I prekur nga virusi me të cilin po përballet e gjithë bota. Ai thotë se reagimi i njerëzve është i pakuptimtë, ndërkohë që rezerva shpreh edhe për mediat, pasi sipas tij e kanë zmadhuar rrezikun që vjen nga ky virus.