Në këto ditë dhjetori Fushë Studëni në Parkun Kombëtar të Shebenikut është mbuluar nga dëbora.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje mbreslënëse.
I rrethuar me pyje të larta, liqenin poshtë tyre dhe nën petkun e bardhë të dëborës ky vend është i duhuri për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë, Fushë Studëni mbetet një zgjedhje e shkëlqyer.