Gatime nga zonja Albana, Bakllava role me fistik

23 Dhjetor 2021, 11:02

Bakllava role me fistik dhe kakao

Përbërësit:

1 pako peta

150 gr gjalpë

250 gr fistik të grirë

100 gr kakao

 

Për sherbetin:

2 gota sheqer

1 gotë ujë

2 gota qumësht

Vanilje

Përgatitja:

Petën e lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe e pudrosim me kakao dhe fistikët e bluar. E mbledhim role me ndihmën e një okllaie, e shtypim nga skajet derisa të formohen pala dhe rrudha si të dredhanikut. I rradhisim në tavë dhe i lyejmë me gjalpin e mbetur. I vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë për 40 minuta derisa të marrin ngjyrë.

Ziejmë sherbetin per rreth 2 minuta dhe e lemë të ftohet. Më pas shtojmë qumështin e ftohtë së bashku me vaniljen.

Sapo të dalin bakllavatë nga furra të ngrohta i sherbetosim me sherbetin e ftohtë (mirë është që bakllavatë t’i presim para se t’i vendosim në pjekje).