Gatime nga zonja Albana, Byrek me kungull per 5 minuta

7 Tetor 2021, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2021-10-07 10:13:06

BYREK ME KUNGULL PER 5 MINUTA

Përbërësit:

1 pako peta byreku

600 - 700 gr kungull

150 gr djathë

3-4 vezë

Gjalpë

Vaj

Kripë

Fara susami

Përgatitja:

Grijmë në rende kungullin, shtojmë vezët dhe djathin.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë. Shtrojmë gjysmat e petëve dhe vendosim mbushjen me kunguj. Më pas vendosim pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me pak yndyrë. E lyejmë sipërfaqen e byrekut me pak vezë dhe e spërkasim me fara susami.

E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.