Gatime nga zonja Albana, Embëlsirë me petë me aromë portokalli

19 Janar 2022, 10:16

Embëlsirë me petë me aromë portokalli

Përbërësit

 1 pako peta

4 vezë

120 gr sheqer

 350 gr kos

250 ml vaj

3-4 copë lëkurë portokalli

pluhur pjekje

sheqer vanilje

Për sherbetin:

 400 gr sheqer

200 ml lëng portokalli

600 ml ujë, kanellë

 1 portokall për dekor

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë petët në copëza të vogla dhe i vendosim në një tavë të thahen. Ndërkohë rrahim vezët me sheqerin për rreth 5 minuta derisa sheqeri të tretet. Shtojmë më pas vajin, kosin, lëkurën e portokallit dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë dhe masën e përgatitur e hedhim mbi petët e copëzuara. E përziejmë me kujdes dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur për 40-45 minuta. Pasi piqet e shpojmë vende-vende me majën e një thike ose piruni dhe e lemë të ftohet plotësisht. 

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Vendosim ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin të ziejnë. Sapo sherbeti të fillojë të marrë valë shtojmë 1 shkop kanelle dhe disa feta portokalli. E lemë sherbetin në zjarr për rreth 15 minuta dhe më pas sherbetosim ëmbëlsirën.