Gatime nga zonja Albana, Gurabije me gjalpë dhe bajame

14 Dhjetor 2021, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2021-12-14 11:28:23

Gurabije me gjalpë dhe bajame

Përbërësit:

400 gr gjalpë

150 gr sheqer pluhur

2 të verdha vezësh

1 pako vanilje

1-2 lgj uzo

800 gr miell

1 lugë kafeje pluhur pjekës

Pak kripë

Bajame të pjekura

Përgatitja:

Me ndihmën e një rrahësi elektrik rrahim gjalpin derisa të formohet një masë kremi. Shtojmë më pas sheqerin pluhur dhe vazhdojmë e rrahim derisa sheqeri të tretet komplet. Shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një, sheqer vaniljen dhe në fund uzon.

Tek mielli hedhim kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë miellin (gradualisht duke e situr) tek kremi i gjalpit. Përzierjen e bëjmë me lugë druri nga poshtë lartë. Brumi duhet të dalë një brumë i butë ndaj e shikojmë me sy nëse nevojitet apo jo miell. Në fund, shtojmë bajamet e pjekura dhe të thërrmuara. U japim gurabijeve formën e dëshiruar dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur.

Pasi të jenë gati, i lemë të ftohen pak dhe më pas i pudrosim me pak sheqer pluhur.