Gatime nga zonja Albana, Makarona me salcë dhe qofte shtëpie

25 Nëntor 2021, 10:11

Makarona me salcë dhe qofte shtëpie plot shije

Përbërësit:

1 pako makarona

1 qepë

2-3 lgj vaj ulliri

1 gotë salcë domateje

1 dorë bizele

1 gotë qumësht

7-8 domate qershi

Kripë, piper

Djathë kaçkavall

Për qoftet:

300 gr mish i grirë

1 qepë

2 thelpinj hudhër

Vaj ulliri

Uthull

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e qofteve, e lemë pak të pushojë dhe më pas formojmë qofte të vogla sa një kokërr arre dhe i skuqim lehtësisht nga të dy anët.

Në një tigan të madh me bazë të gjerë kaurdisim me vaj ulliri një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë salcën e domates dhe bizelet, vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas vendosim makaronat dhe qoftet e vogla. Bëjmë një trazim të lehtë me lugë druri duke shtuar pak ujë dhe 1 gotë qumësht. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë makaronat me qofte të gatuhen me kapak gjysmë të mbyllur. Në minutën e fundit shtojmë domatet e vogla dhe djathin e grirë kaçkavall dhe i servirim menjëherë të ngrohta.