Gatime nga zonja Albana, Petulla me arra dhe mjaltë

14 Janar 2022, 10:51

Petulla me arra dhe mjaltë

Përbërësit

3 kokrra vezë

100 gr sheqer

150 ml qumësht

300 gr miell|
1 pako pluhur pjekës

80 gr arra të thërrmuara

Vaj për skuqje

Mjaltë për servirje

Përgatitja:

Rrahim mirë me rrahës elektrik vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në momentin që krijohet shkumë sipër enës shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin që të mos ketë kokrriza dhe të jetë sa më homogjen dhe kompakt. Në fund shtojmë arrat e thërrmuara dhe e lemë brumin të pushojë për rreth 15 minuta.

Ndërkohë mbushim me vaj një tigan të thellë dhe e lemë në zjarr të lartë derisa vaji të nxehet plotësisht. Vendosim petullat lugë lugë të skuqen derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të artë.

I vendosim petullat e skuqura në letër kuzhine, i lemë një minutë sa të përthithet vaji dhe më pas i vendosim në një pjatancë servirje duke i spërkatur me mjaltë dhe arra të thërrmuara.