Gatime nga zonja Albana, Petulla të shpejta me kos

26 Nëntor 2021, 11:47

Petulla të shpejta me kos

Përbërësit:

3 Vezë

1 pako pluhur për pjekje

1 lugë të vogël sodë buke

1 lugë të mesme kripë

400 ml kos

800 gr miell

Përgatitja:

Në një tas hedhim vezët të cilat I rrahim më parë, më pas hedhim miellin dhe kosin I përziejmë të gjitha sëbashku dhe shtojmë kripën dhe pluhurin pjekës. I përziejmë sërish, e lëmë vetëm pak minuta brumin dhe më pas në një tigan me pak vaj, e ndajmë brumin në pjesë të vogla dhe e skuqim.