Tavë patate për festa
Përbërësit:
9 patate
70 gr miell
1 lgj rigon
1 lgj qepë e grirë
1 lgj hudhër e grirë
500 gr sallam miks
250 gr mocarela ose miks djathrash
1 spec i kuq
1 spec jeshil
3 vezë
1 pako fryrës
kripë, piper
Përgatitja:
Lyejmë një formë në pjesën e poshtme dhe anësore me pak yndyrë. Më pas vendosim një letër pjekje.
Grijmë patatet në rende dhe më pas i shtrydhim mirë për të larguar ujin e patateve. Shtojmë tek patatet qepën e grirë, hudhrën e grirë, miellin, djathin e grirë, kripën, piperin dhe rigonin. E ndajmë masën në 1/3. Tek pjesa më e madhe shtojmë disa lloje sallami të prerë në kubikë të vegjël, specin e kuq dhe jeshil gjithashtu në kubikë dhe vezët. E vendosim të gjithë këtë masë në tavë dhe më pas vendosim pjesën tjetër të patateve që ndamë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të piqet për rreth 1 orë e 30 minuta.