Receta e parë: Gjyveç me makarona
Përbërësit:
500 gr mish
3 lgj vaj ulliri
2 qepë mesatare
3 kokrra domate
Kripë, piper i zi
Gjethe dafine
2 lgj gjalpë
250 gr makarona fidhe elb
1 litër ujë
Përgatitja:
Mishin pasi e kemi prerë në copa e kaurdisim së bashku me qepën, më pas shtojmë domatet e grira imët, kripën, piperin e zi dhe gjethen e dafinës. Pasi lemë domaten të marrë një valë për 7-10 minuta shtojmë një litër ujë dhe e lemë gatimin të ziejë derisa mishi të zbutet.
Në një tavë ku do të gatuajmë gjyveçin shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim makaronat fidhe në formë elbi, shtojmë në tavë lëngun e mishit të zjerë së bashku me domatet dhe qepën. Vendosim copat e mishit mbi të dhe sa të marrë një valë në sobë e spërkasim me pak piper të zi dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius derisa shohim që fidhet e përthithim lëngun e mishit, por përsëri kanë mbetur pak të lëngshme (raporti është 1 masë makarona – 4 masa lëng).