Gazetarja shqiptare në Oksford: Po punohet për vaksinën, në Britani njerëzit të ndërgjegjësuar!

14 Prill 2020, 09:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 09:29:24

Nga Oksfordi, aty ku punon dhe jeton tashmë prej disa vitesh, gazetarja Izaora Ndoj ka dhënë një lajm të mirë: Atje po punohet për një vaksinë e cila pritet të jetë gati në vjeshtë, teksa flet edhe për situatën dhe masat e marra atje. Sipas gazetares më shumë sesa masat e rrepta, në Britaninë e Madhe bie në sy ndërgjegjësimi i njerëzve për t'u vetëkarantinuar dhe për të ndjekur rregullat e vendosura nga autoritetet.