Gazetarja shqiptare në Oksford: Po punohet për vaksinën, në vjeshtë do jetë gati

13 Prill 2020, 11:55

Nga Oksfordi, aty ku punon dhe jeton tashmë prej disa vitesh, gazetarja Izaora Ndoj ka dhënë një lajm të mirë: Atje po punohet për një vaksinë e cila pritet të jetë gati në vjeshtë, teksa flet edhe për situatën dhe masat e marra atje.

“Po flitet për një vaksinë, një grup studiuesish në Universitetin e Oksfordit po punojnë për të, po sipas të gjithë të dhënave që kam marrë, po punohet prej 3 javësh. Shpresojmë që deri në vjeshtën e këtij viti të kemi finalizuar vaksinën kundër koronavirus” sqaron gazetarja. 

Sipas gazetares më shumë sesa masat e rrepta, në Britaninë e Madhe bie në sy ndërgjegjësimi i njerëzve për t'u vetëkarantinuar dhe për të ndjekur rregullat e vendosura nga autoritetet.