Gazetarja shqiptare në Oxford: E diela e pashkëve e frikshme! Kam ‘thyer’ karantinën

13 Prill 2020, 13:37

Nga Oksfordi gazetarja shqiptare Izaora Ndoj ka folur për situatën e krijuar atje nga koronavirus dhe festimin e Pashkëve në këtë periudhë.

E ka konsideruar një të dielë të frikshme atë të Pashkëve të këtij viti ndërsa shprehet se edhe pse vendi ndodhet prej më shumë se katër javësh në karantinë, vetë ka zgjedhur ta ‘thyejë’ atë duke bërë herë pas here ecje rreth një orë në rrugët pranë shtëpisë.“E diela e Pashkëve për britanikët ka qenë në fakt e frikshme pasi shifra e vdekshmërisë I ka kaluar 10 mijë persona. Në fakt po punojmë nga shtëpia, është java e katërt që jemi mbyllur. Unë nuk e kam zbatuar, pasi kam zgjedhur të bëj vrap ose ecje një orë, një orë e gjysmë, pasi është relaksuese. Është e frikshme në fakt të shohësh Oksfordin, këtë qytet studentësh, pa gjallëri” shprehet gazetarja, e cila masat e vendosura nga qeveria britanike nuk I konsideron shumë të ashpra.