Si ka qenë viti 2023 në aspektin profesional, por dhe atë privat? Urimet dhe aspiratat për këtë Vit të Ri për panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, dy sipërmarrësit e suksesshëm dhe karizmatik Gazmend Ujkashi dhe Arbër Çepani si dhe dy artistet, regjisore të Teatrit, Rozi Kostani dhe Driada Dervishi.
Nuk munguan sigurisht batutat, humori, muzika, por dhe sfidat... një lojë me pantomima solli të qeshura pa fund dhe qershia mbi tortë një karaoke televizive si kurrë më parë…