Gjellë me kunguj dhe mish pule nga zonja Albana

29 Shtator, 11:45 | Përditesimi: 29 Shtator, 11:45

Gjellë me kunguj dhe mish pule

Përbërësit:

  • 1 kg kungull
  • 400 gr mish pule
  • 2 qepë
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lgj vaj per person
  • Miell gruri (për lidhje)
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Kopër

Përgatitja:

Presim mishin e pulës në copa të vogla dhe e kaurdisim në tigan me vaj luledielli derisa të marrë ngjyrë të artë. Në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë kungullin në copa dhe e lëmë të zbutet. Përziejmë një lugë miell në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në tenxhere që të trashet salca. Shtojmë mishin e pulës, piperin e zi dhe pak ujë ose lëng pule. E lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa gjella të lidhet. Në fund shtojmë koprën e grirë për aromë.

MC/Shqiptarja.com