Gjellë me presh, sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana

1 Tetor, 12:18 | Përditesimi: 1 Tetor, 12:18

Gjellë me presh

Përbërësit:

  • 600 gr mish viçi
  • 5-6 presh
  • 2 qepë mesatare
  • 2-3 domate ose 1 lgj salcë
  • 1 karotë (opsionale)
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • 1 litër ujë ose lëng mishi
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin të ndarë në kubikë derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtojmë qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Shtojmë karotën në copa të vogla dhe domatet e grira ose salcën. E lëmë të marrë valë për 5 minuta. Më pas hedhim ujë të ngrohtë ose lëng mishi sa të mbulohet mishi. Shtojmë kripë, piper dhe gjethe dafine dhe e lëmë mishin të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 40–50 minuta.  Ndërkohë preshët i kemi prerë në copa rreth 3–4 cm dhe i shtojmë në tenxhere. E lëmë gjellën të gatuhet edhe 20–25 minuta, derisa preshi të zbutet, por të mos shkrihet krejt. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe eëza sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com