MeDit, bota virtuale kthehet në një mundësi për mësim dhe zhvillim, e mbushur me mundësi dhe siguri! MeDit është një aplikacion edukativ për fëmijë, i krijuar në kuadër të modulit të Kompanisë së Nxënësve. “Misioni ynë është të ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për fëmijët në botën virtuale, duke i udhëzuar dhe ndihmuar në fusha të ndryshme të shkencës, artit dhe aktiviteteve të jetës së përditshme përmes videove edukative dhe mësimore” shprehet mësuese Orilda Kalami në studion e “Rreze Dielli”, e cila së bashku me dy gjimnazistet Sindi Sulaj dhe Era Shamata tregojnë më shumë mbi këtë projekt, i cili synon të mbështesë fëmijët e moshës 5-12 vjeçare në zhvillimin e aftësive të reja, duke u ofruar mësime dhe këshilla që i ndihmojnë të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë argëtuese dhe të sigurtë, duke i ndihmuar gjithashtu të bëjnë zgjedhje të mira dhe të shmangin ndikimet negative nga bota virtuale dhe rrjetet sociale.