Gjyshja 59-vjecare fenomen në Tik Tok, shkrin rrjetin me videot gazmore

30 Qershor 2022, 12:31 | Përditesimi: 30 Qershor 2022, 12:31

Burbuqe Elezi është gjyshja 59 vjeçare e cila është kthyer në një fenomen në Tik-Tok. Ajo jeton prej 24 vitesh në Shba por nuk i harron traditat dhe kulturën shqiptare.Përmes videove të shkurtra që realizon me ndihmën e të afërmeve të saj, sjell momente gazmore nga jeta e përditshme ndërsa nuk harron edhe të tregojë më teper mbi karakteristikat e shqiptarëve, marrëdhëniet familjare dhe marrëdhëniet në çift, pasi shpesh herë pjesë e videove të saj është edhe bashkëshorti.

MC/Shqiptarja.com