Gurë misterioz shfaqen në Tepelenë

29 Qershor 2020, 14:10

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli ‘’ ishte I ftuar ambientalisti Abdullah Diku ai foli për disa nga cudirat më të mëdha të natyrës shqiptare. Ai foli për disa gurë misteriozë që janë gjetur në  zonën e Tepelenës, për tulipanin 100% shqiptar dhe për insektin kinez që po dëmton natyrën shqiptare.

Fillimisht  na tregoi më tepër rreth gurëve misterioz, që janë zbuluar së fundmi në qytetin e  Tepelenës. Ai tregoi se këto grurë janë mbi 165 milionë vite të vjetër.

‘’ Këto sfera të gdhendura aty nga natyra miliona vjecare shfaqen pikërisht në anë të rrugës Auto, nga Lekdushi për në Pogonat dhe kanë histori goxha të lashtë gjeologjike. Si dimë për shkak të ngjarjeve të mëdha historike që kanë ndodhur në globin tonë. Toka ndahet në epoka të ndryshme gjeologjike, që datojnë nga periudha të ndryshme të formimit të saj. Gurët për të cilët flasim lidhen me periudhën e keretakut e cila daton 165 milionë vite më parë deri 65 milionë vite më parë, nga shkëmbinjtë e asaj periudhe janë shkëputur pikërisht këto sfera të vogla të cilat duken sot. Këto sfera janë shkëputur nga shkëmbinjtë e tyre dhe kanë udhëtuar në lumenjtë apo përrenjtë e asaj kohe dhe kuptohet që kanë përshkruar një distancë shumë të gjatë’’ shprehet ai.