Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Prill 2026 – Receta / Horoskopi javor / Odeta Dume në një rrëfim të rrallë

21 Prill, 15:35 | Përditesimi: 21 Prill, 15:35

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Palaçinka mesdhetare & Mashurka me domate.

Kjo javë astrologjike vjen me energji të forta dhe sfiduese për të 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle, kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Demit, një periudhë që kërkon stabilitet, durim dhe reflektim. Megjithatë, ndikimet planetare nuk janë të lehta: Venusi dhe Urani përgatiten të kalojnë në shenjën e Binjakëve, ndërsa kemi edhe një takim të rëndësishëm planetar në Dash, duke sjellë luhatje emocionale dhe tension të brendshëm. Tri ditët në vijim pritet të jenë më të vështirat e javës, ndaj të gjitha shenjat duhet të tregohen të kujdesshme në vendime, komunikim dhe marrëdhënie. Mund të ndiheni të zymtë apo sikur nuk po arrini të mbani ritmin e kohës, por është thelbësore të ruani qetësinë dhe të mos veproni me impuls. Disa shenja do të përballen me ndikime më të forta planetare, duke i vënë në provë në aspektin emocional dhe profesional, ndërsa të tjera do të kenë mundësi më të favorshme për të reflektuar dhe për të bërë hapa të sigurt përpara. Kjo është një javë që kërkon vetëdije, durim dhe kujdes të shtuar, sepse çdo lëvizje e nxituar mund të ketë pasoja më të mëdha seç pritet.

Në emisionin “Rreze Dielli” ishte e ftuar një nga figurat më të njohura dhe më të ndjera të gazetarisë shqiptare, Odeta Dume Mandro. Prej më shumë se dy dekadash, ajo ka qenë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen… fytyra që kërkojnë të vërtetën pas historive më të vështira dhe më të dhimbshme njerëzore. Publiku e njeh çdo ditë nga emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, një format që nuk është thjesht televizion, por një mision për të rikthyer shpresën, për të kërkuar drejtësi dhe për të mos i lënë historitë në heshtje. Në “Rreze Dielli”, Odeta vjen ndryshe… përtej ekranit dhe kronikave. Një rrëfim i sinqertë për rrugëtimin e saj 22-vjeçar në gazetari, sfidat emocionale të një profesioni të vështirë, momentet që e kanë lënë pa gjumë, por edhe forcën për të vazhduar. Një bisedë e ngrohtë dhe e thellë, ku zbulojmë Odetën si grua, si nënë dhe si njeri… përballë historive që prekin çdo ditë zemrën e saj. Momente surprizuese nga vajza e saj sollën një tjetër dimension të Odetës me ndjeshmërinë e nënës shpesh herë në faj për kohën e munguar në familje. Fjalët emocionuese nga letra e motrës dhe rrëfimi mes lotësh për lidhjen e fortë me babain e ndjerë, treguan një Odetë ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në ekran.

MC/Shqiptarja.com