Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Prill 2026 – Receta / Shëndeti seksual i meshkujve, testosteroni i ulët

28 Prill, 16:02 | Përditesimi: 28 Prill, 16:02

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele dhe patate / Kilat e Qeparoit / Qofte me patate dhe djathë.

Shëndeti seksual i meshkujve është një nga shtyllat kryesore të mirëqenies fizike dhe psikologjike, por shpesh mbetet një temë e nënvlerësuar ose e diskutuar me hezitim. Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në këtë aspekt është testosteroni – hormoni kryesor mashkullor, i cili luan rol kyç në dëshirën seksuale, fertilitetin, energjinë dhe forcën fizike. Në ditët e sotme, rënia e nivelit të këtij hormoni po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të përhapur, i lidhur ngushtë me stilin modern të jetesës. Në këtë diskutim në “Rreze Dielli” do të ndalemi tek ulja e testosteronit, një problem gjithnjë e më i shpeshtë që mund të çojë në pasoja si impotenca seksuale dhe infertiliteti. Do të shpjegojmë çfarë është testosteroni, cilët janë faktorët që ndikojnë në rënien e tij, nga stili i jetesës deri tek faktorët shëndetësorë, si dhe cilat janë simptomat paralajmëruese që çdo mashkull duhet të marrë seriozisht. Për të na dhënë një pasqyrë më të qartë dhe praktike, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, do të tregojë metodat natyrale dhe bimët që ndihmojnë në rritjen dhe mbajtjen e niveleve optimale të testosteronit.

MC/Shqiptarja.com