Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Prill 2026 – Receta/ Çifti i muzikantëve, një histori e bukur dashurie

30 Prill, 15:43 | Përditesimi: 30 Prill, 15:43

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Cheesecake me Limon / Fërgesë me speca dhe djathë / Bukë me hudhër.

Prej më shumë se 36 vitesh bashkë, Liljana dhe Bardhi Vrapi sjellin një histori dashurie që duket sikur ka mbetur po aq e fortë sa ditën e parë. Prej vitesh jetojnë në Milano, por rrënjët i kanë në Durrës. Në vitin 1991 zgjodhën emigrimin, duke u përballur me sfida të shumta që nuk arritën kurrë ta zbehin dashurinë e tyre. Sot, historia e tyre mbart sakrificë, përkushtim dhe është një shembull i bukur i familjeve shqiptare që kanë ditur të integrohen pa humbur vlerat. 36 vite të dashuruar me njëri tjetrin dhe kitarën, çifti durrsak që iu këndon fansave çdo ditë nga shtëpia e tyre në Itali, ndajnë historinë e tyre të dashurisë në studion e “Rreze Dielli”. Dashuria e tyre nuk është vetëm një rrëfim i së shkuarës, por një dëshmi e gjallë se si përkushtimi dhe pasioni mund të mbeten të pandryshuar ndër vite. Me muzikën si urë lidhëse dhe me zemrën plot kujtime, ata vazhdojnë të frymëzojnë këdo që beson në fuqinë e një dashurie të vërtetë.

MC/Shqiptarja.com