Habisin vajzat e Kamzës, fitojnë garën botërore të kërcimit / Ja performanca që i dha kupën

2 Prill, 15:19

Grupi i kërcimit 'The Beat Killers' shkëlqen në 'World of Dance', kampionatin më të madh të kërcimit në botë, duke rrëmbyer çmimin e parë!

Elsona, Xhesi, Stamatina, Fabiola, Denalda, Luana, Sara, Brisilda dhe Laura,  janë 9 vajzat e grupit të parë shqiptar që rrëmbyen çmimin e parë në "World of Dance" në Greqi në disiplinën e hop hop-it, kategoria Junior. Disa ditë pas marrjes së këtij çmimi zbulojmë më tepër për këtë grup kërcimi i pozicionuar në qendër të Kamzës, me të rinj të cilët kanë rrëzuar çdo tabu dhe paragjykim. Mes një konkurence të fortë dhe pjesëmarrjes nga vende të ndryshme të botës, grupi shqiptar i drejtuar nga Presidenti i Akademisë, koreograf Arbiol Dardha si dhe koreografi Ermal Paraspuari, ngritën trofeun e tyre në Athinë duke ngritur lart dhe emrin e vendit tonë në këtë kompeticion të kërcimit "World of Dance". Në studion e "Rreze Dielli" grupi i vajzave sjell performancën që i çoi drejt fitores si dhe zbulojnë ambicien e tyre të rradhës...