Habit 77-vjeçarja /Nga mësuese biokimie në piktore, historia mbresëlënëse e pensionistes pasionante

1 Mars 2023, 12:30

Në studio me Gonxhe Voja, pensionistja piktore që iu rikthye ëndrrës së fëmijërisë, çel ekspozitën e tretë si piktore autodidakte. 77-vjeçarja dikur mësuese, rrëfen pasionet dhe kujdesin për veten si një vajzë e re.   

”Një ëndërr e realizuar” quhet ekspozita që i ka dhënë mundësi artdashësve të Kryeqytetit që të shijonë art. “Babai nuk më ka përkrahur në rrugën e artit, por unë nuk hoqa dorë kurrë nga piktura” tha 77-vjecarja në fillim të bisedës. ”Isha 50-vjeç kur preka bojrat për herë të pare”. Ajo ende nuk e ka harruar kënaqësinë e shitjes së pikturës së parë. Pasionet e saj janë të shumta, veç pikturës, ajo qep me makinë dhe fotografon çdo gjë që syrit të artistes nuk mund t’i shpëtoj. ”Në një konkurs fotografie që u bë disa vite më parë, ku konkuronin fotograf nga e gjithë bota, u zgjodha e katërta në botë duke marrë mbi 5 milion yje vlerësuese” u shpreh ajo teksa fliste për pasionin e saj të dytë, fotografinë. Gjatë bisedës, ajo u ndal dhe në raportin e mirë që ka me ish-nxënësit e saj dhe me një në veçanti, që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i liroi shtëpinë e tij falas për të kaluar momentin e vështirë që po kalonte.